Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Vlorë-Kotë. Bëhet me dije se një mjet me drejtues shtetasin K. K., 51 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë drejtuesi dhe dy pasagjerët që po udhëtonin në të, kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar menjëherë në spitalin e Vlorë për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Në vendngjarje ka mbërritur Policia e cila po punon për hetimin e rrethanave të aksidentit.
Vlorë/Informacion paraprak:
Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Vlorë-Kotë, në bypass, shtetasi K. K., 51 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë nga rruga.
51-vjeçari, së bashku me 2 pasagjerët që udhëtonin me të, shtetasit T. M, dhe L. M, ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.