Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
65 %
3.6kmh
75 %
Sht
28 °
Die
29 °
Hën
26 °
Mar
23 °
Mër
25 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Del nga rruga autobusi me serbë në Gjermani, nga 19 të plagosur 9 janë rëndë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një autobus me pasagjerë serbë është përmbysur sot në autostradën e Gjermanisë midis Staakow dhe Freiwalde. Nga incidenti i rëndë kanë mbetur të plagosur 19 persona, ku 9 prej tyre raportohet se janë në gjendje të rëndë.

Mjeti me shumë udhëtarë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur disa herë, çka ka bërë që pasagjerët të marrin lëndime të mëdha. Prestigjozja BILD raporton se një numër i madh automjetesh madje dhe helikopterë janë angazhuar për të shpëtuar të plagosurit.

“19 persona janë plagosur, nëntë prej tyre rëndë, pasi një autobus në rrugën nga Beogradi në Stokholm u rrëzua të premten në jug të Berlinit. Të lënduarit janë nga Serbia, Suedia, Gjermania dhe Izraeli”, raportojnë mediat, duke cituar policinë e shtetit të Brandenburgut.

Policia tha se autobusi doli nga autostrada pranë Schoenëald, rreth 50 kilometra në jug të kryeqytetit, dhe më pas u përmbys. Disa nga të lënduarit janë larguar nga vendngjarje me helikopter.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img