Ditën e sotme Ardian Çapja ka lënë mbientet e spitalit të Kardiokirurgjisë në QSUT, duke u transferuar në spitalin e burgut.
Bëhet me dije se avokati i tij ka kërkuar lirinë në Gjykatën e Durrësit, duke kërkuar një masë më të butë.
Ardjan Çapjan u arrestua pak ditë më parë nën akuzë nga Prokuroria për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqiri, në vitin 2012.
Dyshohet se në 2012 në bashkëpunim edhe me shtetas të tjerë, kanë vrarë me armë zjarri shtetasit Gentian Beqiri dhe Nezir Beqiri (babë e bir). Gjatë operacionit, në banesën e shtetasit Ardian Çapja, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov.
53 vjeçari njihet si një person me ndikim në qytetin e Elbasanit, dhe i përfshirë në disa ngjarje kriminale, në të shumtën e rasteve si “shënjestër” atentatesh. Ardjan Çapja u ka mbijetuar 4 atentateve, i fundit i ndodhur në qershor 2020.