Hapësire reklamuese

Showbiz

Del nga burgu Fjolla Morina? Kjo foto ngriti dyshimet për lirimin e këngëtares

Shkruar nga Newsbomb

Më 21 korrik Gjykata Themelore e Prishtinës vendosi që këngëtarja Fjolla Morina të qëndrojë 40 ditë në paraburgim pasi dyshohet për trafikim të armëve dhe arratisje nga vendi i paraburgimit.

Masa e paraburgimit do të llogaritej që nga momenti që Fjolla ishte arrestuar dhe ky vendim do të ishte në fuqi deri në vendimin e radhës.

Mirëpo, së fundmi bashkëshorti i saj Fisnik Syla ka bërë lëmsh rrjetin. Përmes një fotoje ai ka zgjuar dyshimet se Morina mund të ketë dalë nga burgu.

Me rastin e ditëlindjes së vajzës së Fjollës ai ka publikuar një foto ku shihen të tre, ai, vajza dhe Fjolla.

Akoma mbetet e paqartë nëse këngëtarja ka dalë nga burgu apo kjo thjesht është një foto e vjetër e tyre.

Megjithatë në profilin e Instagram-it të këngëtares nuk ka asnjë postim për ditëlindjen e së voglës. Se si qëndron e vërteta, kjo mbetet për t’u parë me kohën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu