Shtëpia më e shtrenjtë në botë ndodhet në jug të Francës dhe ka dalë në shitje me çmimin stratosferik prej 1.1 miliard dollar.
Vila Les Cèdres, e ndërtuar earth vitit 1830, që dikur i përkiste mbretit të Belgjikës Leopold II, ndodhet në qytezën Saint-Jean-Cap-Ferrat pranë Nices.
Me 10 dhoma dhe pishinë olimpike, vila tashmë i përket Suzanne Marnier-Lapostolle, pjesëtare e familjes Grand Marnier, e njohur për prodhimin e konjakut dhe likerit të famshëm që prej vitit 1920, shkruan Newsbomb.al.
Winston Churchill, Charlie Chaplin, Elizabeth Taylor, Richard Burton dhe Princi Rainier III i Monakos, janë disa nga personazhet e famshëm që ka tërhequr ndër vite qyteza franceze. /Newsbomb.al