Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
49 %
0.5kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
17 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Del në foto te vendi i pilotit kur avioni ishte në fluturim, vajza gjobë 200 dollarë dhe 5 ditë burg, piloti pezullohet (FOTO VIRALE)

Lajme të ngjashëm

Dëshira e një vajze të re, pasagjere në një linjë avioni, për të bërë një foto në kabinën e avionit, I ka shkaktuar pilotit humbjen përjetë të vendit të punës.

Ai ka lënë vendin e tij, aty është ulur vajza dhe më pas I ka shkrepur një foto. Gjithcka ka ndodhur ndërkohë që avioni ishte në fluturim, raporton newsbomb.al referuar medias ndërkombëtare.

Pikërisht për këtë, piloti I kompanisë kineze Air Guilin u pezullua përjetë pasi fotografia e shkrepur nga vajza u bë virale.

 “Shumë falemnderit kapiten” ka shkruar vajza në foto. Nuk ka vonuar që për këtë episod të lajmërohen edhe drejtuesit e kompanisë së fluturimit.

Sipas asaj që kanë deklaruar, episodi u verifikua dhe ka ndodhur këtë vit në fluturimin GT1011 që u nis nga Guilin direkt për në Yangzhou. Air Guilin ka bërë të qartë se janë shkelur rregullat e kompanisë dhe pas këtij episodi kompania do të përmirësojë masat e sigurisë për të evituar në të ardhmen që të ndodhin ngjarje të tilla, raporton newsbomb.al.

Ndërkohë që edhe vajza që ka dalë në foto, sipas autoriteteve të aviacionit, do të marrë një gjobë prej 200 dollarësh dhe pesë ditë burg.

Më shumë