Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Abi Malltezi, ka publikuar emra që janë pjese e aplikacionit “Aktiv1sti”, i cili është ndërtuar nga Partia Socialiste dhe për qëllim zyrtar promovimin e punës së ministrave si edhe ndërveprimin me aktivistët e saj.
Pjesë e listës së publikuar nga Malltezi, të cilët janë pjesë e këtij aplikacioni, janë gjyqtarë, ,punonjës të administratës publike, padagogë, madje nuk mungojnë as njerëzit që përbëjnë SPAK-un.
“Punonjes administrates publike perfshi prokurore te detyruar te rregjistrohen ne aplikacionin e partise socialiste. Ssskape drejtqendrim para partise! Kush do hetoje edi ramen? Te fala Soros-reformes”, shkruan Malltezi.
Lidhur me këtë aplikacion mbrëmjen e djeshme reagoi edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tha se përmes këtij aplikacioni qeveria po kërkon që ta kthejë administratën në një seksion të Partisë Socialiste.
Ky aplikacion përdoret për punonjësit e administratës që të bëjnë “like” dhe “share” postimet e ministrave, kryeministrit dhe drejtorive të ndryshme në rrjetet sociale.
Ata fillimisht duhet të regjistrohen dhe më pas të bëjnë “like” dhe “share” postimet e krerëve të qeverisë duke fituar kështu edhe pikë, të cilat më pas bëjnë një rëndie sipas përdoruesve.