Hapësire reklamuese

Aktualitet

DEL LISTA e legalizimeve, këta janë pronarët që do përfitojnë 1.3 mln EURO (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb

Ka përfunduar procesi i shqyrtimit të 176 kërkesave ntga subjektet përfitues, pronarë të pasurive të paluajtshme, pronë private, të prekura nga ndërtimet informale që përfitojnë deri më tani kompensimin apo shpërblimin në vlerë, në masën 70 për qind të shumës së përgjithshme në të holla të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.

Lajmin e bën me dije Agjencia e Trajtimit të Pronave e cila njofton se procesi është zhvilluar pasi Agjencia e Legalizimeve ka kryer procedurat për kalimin e pronësisë tek pronarët e rinj për pronat e patundshme tokë dhe truall.

Fondi financiar që shpërndahet nga Agjencia e Trajtimit të Pronave për këto kërkesa është në vlerën 170.554.292,96 lekë, shumë e barabartë me më shumë se 1.3 milionë euro.

“Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara, të cilët gjejnë emrin e tyre në listën më poshtë se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë të disponueshme në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim”, thuhet nga ATP.

Te LINKU më poshtë LISTA ME EMRA:

https://docs.google.com/spreadsheets/d/1VTGoi8g31gRUf_c95Dy1t3J-6KghI2hz39EevKYKz0A/edit#gid=136113893

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.