Hapësire reklamuese

Rajoni

DEL FOTOJA/ Vrau bashkëjetuesen 18-vjeçare, ky është autori i shpallur në kërkim

Shkruar nga Newsbomb

Vrasja e 18-vjeçares në Kosovë dhe lënia e saj në dyert e spitalit të Ferizajt ka sjellë një reagim të fortë nga policia dhe nga politikanë të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që të bashkëpunojnë për gjetjen e Dardan Krivaqa,i  dyshuari kryesor për vrasjen e të resë.

“Kërkesë për bashkëpunimDrejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, kërkon bashkëpunim nga qytetarët, për identifikimin dhe vendodhjen e personit në kërkim  policor, i cili dyshohet për ‘’Vrasje të rëndë’’.Vrasja e rëndë, ka ndodhur dje me datën 22.08.2021 në Ferizaj, ku humbi jetën 18 vjeçarja M.O (F/K) .I njejti, i dyshuari deri më tani nuk është paraqitur në polici dhe është në arrati.

Personi i  kërkuar është Dardan( Emrush) KRIVAQA, i lindur me 25.08.1992 , adresa : rr,,Ramdan Rexhepi ’’ kati V-të , nr # 3-Ferizaj . Policia kërkon nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtij personi dhe vendodhjen e tij , të lajmërojnë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406Të dhënat e juaja do të ruhen në konidencialitet të plotë.”, thuhet në njoftim.

Më herët u bë me dije se Krivaqa ishte bashkëjetuesi i 18-vjeçares, ndërkohë që shoku i tij me ininciale A.S u arrestua më herët nga Policia e Kosovës.

Të dy këta shtetas ushtruan dhunë deri në vdekje ndaj të resë dhe më pas shkuan e lanë të pajetë në dyert e spitalit.

Në foton më poshtë është Dardan Krivaqa i shapllur në kërkim nga Policia e Kosovës.

Lexo edhe: Kjo është 18-vjeçarja që u vra nga bashkëjetuesi dhe shoku i tij

Lexo edhe:U dërgua e pajetë në spital, 18-vjeçarja bashkjetonte me njërin nga të dyshuarit, Policia: E keqtrajtuar fizikish, e reja kishte plagë të shumta

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.