Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1kmh
1 %
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
21 °
Hën
12 °
E enjte, 21 Tetor, 2021
spot_img

Del FOTOJA, kush është kasapi nga Kruja, i dyshuar si grabitës i Rinasit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b7e4f2949a3e003ac27b38cac49e31a8

Del fotoja e Elton Piklit, 32 vjeçarit i cili u arrestua mbrëmë në mesnatë, pasi dyshohet se ishte pjesëmarrës në grabitjen e miliona eurove në aeroportin e Rinasit.

Emri i Elton Piklit doli nga përgjimet dhe policia e vuri në pranga teksa po tentonte të arratisej drejt Bullgarisë.

32 vjeçari banonte në qytetin e Krujës, ku edhe punonte si kasap, ndërsa ishte fqinj me Dash Kupën, i arrestuar më parë për grabitjen në Qafë Kashar.

Ndërkohë për grabitjen e miliona eurove ne Rinas janë arrestuar edhe Oltian Veseli, Alkond Bengasi, Renaldo Sula dhe Saimir Çela.

Ndaj Bengasit, Krimet e Rënda vendosën masën ‘arrest me burg’ edhe pse ai pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë duke dhënë detaje të grabitjes dhe emra të personave të përfshirë.

Të arrestuarit e tjerë pritet të njihen me masën e sigurisë njëri pas tjetrit në ditët në vijim.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img