Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
31 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Del FOTO: “Ky është vrarësi i Everest Çakës në Elbasan, vepron me pagesë. Ja gabimi që bëri dhe u zbulua”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar pak më parë foton e autorit të vrasjes së Everest Çakës në Elbasan, disa ditë më parë. Sipas Hoxhës, autori vepron si vrasës me pagesë dhe nuk është banor i qytetit.

Gazetari u shpreh se autori ka bërë një gabim që ka sjell më pas dhe identifikimin e tij (me foto) nga Policia. Teksa priste një taksi në një pikë karaburanti për t’u larguar pas vrasjes, ka dalë përballë një kamere sigurie.  

“Vrasësi është me pagesë. Nuk është nga Elbasani. I kanë inskenuar një aksident. Sikur janë e kanë përplasur. Everesti ka pasur armë me vete por e ka humbur vigjilencën sepse ka mednuar se ka qenë një aksident, si këto që ndodhin, një përplasje…

*Publikon foton e autorit

Se kush është ky person unë nuk e di emrin. Por publikimi i fotos së këtij bën që të mos jetë në qarkullim se mund të jetë i rrezikshëm. Ka bërë një gabim, ka qenëduar përballë kamerave në një pikë karburanti duke pritur taksi. Policia ka vënë në dispozicion 10 mijë euro për këdo që jep informacion”, u shpreh gazetari dhe publikoi foton e mëposhtme.

Ngjarja e 11 Majit në Elbasan

Në vrasjen e Cakës, mbrëmjen e 11 Majit dyshohet se morën pjesë dy persona, ku njëri prej tyre është kapur nga një kamer pranë rrugës nacionale që lidh Durrësin me zonën e Kavajës (personi në foton e mësipërme), aty ku atë mbrëmje u gjet e djegur edhe një makinë. Nga pamjet në kamera, personi shihet se është duke pritur një taksi, pasi i ka vënë zjarri makinës së përdorur në atenat për të humbur gjurmët.

Shoferi i taksisë që mori personin e lartpërmendur, është marrë në pyetje nga policia e Elbasanit, dhe ka pohuar se ka marrë në autostradë personin e dyshuar nga policia për vrasjen e Everest Cakës.

41 vjeçari Everest Caka u ekzekutua në një atentat me armë zjarri mbrëmjen e 11 Majit, teksa po udhëtonte me makinë së bashku me bashkëshorten, e cila u plagos në dorë. Viktima sapo ishte kthyer nga Spanja, ndërsa policia shoqëroi disa persona, si autorë të dyshuar të ngjarjes së rëndë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img