Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Mër
37 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
33 °
Die
32 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Del FOTO: Ky është Mexhit Picari, efektivi i Policisë që ruante objektet e rëndësisë së veçantë; vrau dhëndrrin dhe plagosi ish-prokurorin (Pamje të viktimës)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Mexhit Picari është autori i të shtënave me armë zjarri mesditën e sotme në Tiranë, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, shkruan newsbomb.al. Viktimë ka mbetur dhëndrri i tij Kudret Saliaj, ndërsa i plagosur ish-prokurori dhe avokati Adriatik Cama.

Viktima, ish-prokurori Cama dhe familjarë të tjerë të të vrarit ndodheshin bashkë në tavolinën e një lokali pranë Gjykatës, kur aty është afruar Mexhit Picari dhe ka hapur zjarr. Nga breshëria e plumbave ka mbetur i vdekur ish-dhëndrri

Kryepolici i Tiranës Rebani Jaupi ka dhënë pak më parë lajmin se Mexhit Picari është arrestuar nga Policia. Më tej, ai ka treguar se viktima Kudret Saliaj kishte kërkuar divorc nga bashkëshortja e tij pasi kjo e fundit ka qenë e arrestuar dhe për dhunë në familje.

“Është vrarë një person që ka qenë në proces divorci me ish-bashkëshorten e tij. Si rezultat i kontrolleve të shpejta, u bë e mundur kapja e autorit dhe shoqërimi i tij në Policine e Tiranës. Viktima ka pasur një proces të gjatë divorci me bashkëshorten e tij. Bashkëshortja ka qenë e arrestuar për “Dhunë në familje”. Gjatë kësaj ngjarje është plagosur dhe avokati”, tha Jaupi.

Ndërkohë, mësohet se autori i kësaj ngjarje të rëndë që tronditi kryeqytetin mesditën e sotme është efektiv policie, shkruan newsbomb.al. Mexhit Picari shërbente si efektiv në ruajtjen e objekteve të sigurisë së veçantë, si Ambasadat, Kryeministria, etj.

Për ish-prokurorin Adriatik Cama që shërbente si avokat i viktimës në këtë proces gjyqësor, bëhet me dije se ai ndodhet në Spitalin e Traumës dhe ka marrë një plumb në gjoks. Deri tani gjendja e tij është e stabilizuar dhe mjekët po përpiqen të nxjerrin predhën e plumbit nga trupi i ish-prokurorit.

“Policia e Tiranes vë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së ndodhur pak më parë. Fale reagimit të menjëhershëm  të Policisë  dhe  veprimeve të  shpejta profesionale u bë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të ngjarjes, shtetasi Mexhit Picari.

Menjëherë pas ngjarjes, Policia zhvilloi shumë kontrolle dhe pas informacioneve të marra u bë i mundur lokalizimi i vendndodhjes dhe kapja e autorit”, njoftoi Policia e Tiranës.

1- Lexo edhe:Të shtënat me armë te Gjykata e Tiranës, qëllohet me 4 plumba ish-prokurori Adriatik Cama

2- Lexo edhe:Burimet: Është një person i vrarë, ish-vjehrri ka qëlluar dhëndrrin

3- Lexo edhe: Policia e Tiranës detaje për vrasjen te Gjykata: Vjehrri ka qëlluar ish-dhëndrrin

4- Lexo edhe: Policia e Tiranës arreston autorin Mexhit Picari

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img