Hapësire reklamuese

Aktualitet

Del FOTO: Ky është ish-specialisti që plagosi me thikë kryetarin e bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshin

Shkruar nga Newsbomb

Personi që shihni në foto është Orges Xhelili, ish-punonjësi i IT në Bashkinë e Divjakës i cili ditën e sotme plagosi me thikë në mes të Divjakës, kryetarin e Bashkisë së qytetit Fredi Kokoneshi dhe shoferin e tij, Gazmir Bullari.

Këtë të premte Kokoneshi është përballur me Xhelilin në qendër të qytetit, pranë godinë së Bashkisë së Divjakës, dhe kanë pasur një debat me tone të ashpra.

Ish-punonjësi i IT në Bashkinë e Divjakës është larguar nga vendngjarja por Policia ka mundur ta arrestojë atë.

Ndërkohë, Fredi Kokoneshi është dërguar me urgjencë në Spitalin e Lushnjës, ku raportohet se ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, shoferi i tij ka marrë plagë të shuma dhe për rrjedhojë ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore.

LEXO EDHE: Plagosja e Fredi Kokoneshit dhe shoferit të tij, u qëlluan me thikë në mes të Divjakës nga ish-specialisti i Bashkisë

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese