Hapësire reklamuese

Aktualitet

Del FOTO, ky është i riu që u plagos sot në Durrës me armë zjarri; autori me 2 emra sapo kishte dalë nga burgu (Pse ishte dënuar)

Shkruar nga Newsbomb

Newsbomb.al ka arritur të sigurojë foton e 25-vjeçarit Arbër Tivari, i cili mbeti i plagosur në dorë mbrëmjen e sotme në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur tek Stacioni i Trenit në lagjen nr.4 në qytet, teksa 25-vjeçari i plagosur u transportua në spital jashtë rrezikut për jetën. Arbër Tivari rezulton i arrestuar 2 herë për shpërndarje narkotikësh dhe vjedhje. Tivari është arrestuar në 2012 dhe në 2015.

Mendohet se ai u konfliktua me Ardit Buçpapën dhe ky i fundit e qëlloi në dorë. Ardit Buçpapaj është një person me precedent penal. Ai rezulton i dënuar me 2 vjet burg për armëmbajte pa leje, ndërkohë që mësohet se është dënuar më 20 janar të vitit të kaluar. Ardit Buçpapaj në dokumente zyrtarisht figuron me emrin Alket Buçpapaj. 

“Molla e sherrit” mendohet se kanë qenë pazaret e drogës ndërsa policia po punon si për zbardhjen e ngjarjes dhe për kapjen e autorit të plagosjes.  

Njoftimi i plotë

“Më datë 22.03.2021, rreth orës 19:20, në lagjen nr.4, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është plagosur në dorë me armë zjarri shtetasi A. T., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit, shtetasit E.B

Në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës janë shoqëruar disa persona.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu