Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

DEL FOTO: Ky është Fatjon Dervishi i cili u ekzekutua në Durrës, i dënuar më herët në Hollandë

Shkruar nga Newsbomb

Personi që shihni në foto është Fatjon Dervishi, 38-vjeçari që u ekezekutua me breshëri plumbash mbrëmjen e së martës në Sukth të Durrësit.

38-vjeçari Fatjon Dervishi, nipi i Rexhep Arapit, i njohur si “Kep Arapi” apo “Arapi i Sukthit”, një emër shum i njohur për policinë, u qëllua me breshëri plumbash teksa po kthehej në banesë, pasi kishte konsumuar një kafe me mikun e tij.  Policia e Durrësit më herët njoftoi se në momentin që ndodhi atentati Dervishi ishte duke drejtuar automjetin, ndërsa miku i tij, shtetasi E.SH, ka qenë pasagjer, cili fatmirësisht nuk mbeti i plagosur. Nga verifikimet e deritanishme uniformat blu bënë me dije se në kordinim me homologët holandezë, ka rezultuar se Dervishi ka qenë hetuar në këtë shtet për trafikim të lëndëve narkotike.

Fatjon Dervishi, 38-vjeçari qe humbi jeten mbremjen e 26 shtatorit Fatjon Dervishi, 38-vjeçari qe humbi jeten mbremjen e 26 shtatorit

Lidhur me këtë ngjarje ku mbeti i vdekur 38-vjeçari policia deri më tani ka shoqëruar në ambientet e Policisë 7 persona, mes tyre edhe mikun e Dervishit i cili ndodhej me këtë të fundit në momentin e atentatit.  Gjatë dëshmisë së dhënë, miku i viktimës, shtetasi E.Sh tha se në momentin që u qëlluan me breshëri plumbash po ktheheshin në shtëpi.

LEXO EDHE: Atentati në Durrës, 38-vjeçari që u ekzekutua nipi i “Arapit të Sukthit”

38-vjeçari mori dy plumba në organet jetësore dhe për pasojë ndërroi jetë në spital. Në lidhje me ngjarjen janë marrë në pyetje, familjarë dhe të afërm të viktimës, teksa policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese