Tirana
few clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
47 %
5.1kmh
20 %
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Del FOTO: Ky është Elidon Xhaferri, njerku që përdhunoi 12-vjeçaren në Ksamil, me precedent të mëparshëm penal

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e292ef485924f422b49545ba42685bab

Personi në foto është Elidon Xhaferri 40-vjeç që është lënë në burg pasi abuzoi seksualisht për dy vite me radhë me 12-vjeçaren në Ksamili.

40-vjeçari ka abuzuar seksualisht me vajzën e gruas, me të cilën ka edhe një djalë 9-vjeç.

Vajza abuzohej seksualisht nga njerku që nga mosha 9 vjeçare. Në dosjen e saj bëhet me dije se 40-vjeçari e ka nisur ngacmimin duke e prekur në zonën intime, deri tek përdhunimi me forcë.

Ka qenë nëna dhe 12-vjeçarja që kanë denoncuar në polici më 4 janar për Xhaferrin, i cili po atë ditë kishte tentuar ta përdhunonte.

Në fillim ai nuk e ka pranar ngjarjen, më pas në ballafaqim me vajzën dhe nënën ai ka thënë se ka ndodhur dy herë dhe se nuk ishte i vetëdijshëm

“Në momentin që vajza ka ardhur dhe e ka akuzuar në prezencë të saj që ai kishte dy vjet që abuzonte sekualisht me të duke kryer marrëdhenie seksuale*** deklaruesja pohon se përgjigjja e bashkëshortit të saj ishte se ka ndodhur dy herë** por ai ka qenë në gjendje të pavetëdijshme”, thuhet në dosjen e gjykatës.

Nëna e 12-vjeçares i ka kërkuar 40-vjeçarit që të zhdukej nga jeta e saj, ndërsa ai është shprehur se do të vrasë veten dhe është larguar. Të nesërmen e ka takuar përsëri dhe i ka thënë se nuk mund të jetojë pa ata dhe i ka treguar se nëse nuk do ktheheshin bashkë ai do të pinte një ilaç dhe të helmohej.

Elidon Xhaferri nga fshati Kalasë i Delvinës, mësohet se ka qenë me precedentë të mëparshëm penal. Xhaferri në vitin 2013 kishte plagosur me thikë një person nga Ksamili, për motive të dobëta.

LEXO EDHE: “Gjithçka nisi kur unë po bëja dush”, detaje tronditëse nga përdhunimi i 12 vjeçares: Njerku më futi në krevat e më zhveshi, kisha shumë dhimbje (E PLOTË)

Screenshot_10.png

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img