Hapësire reklamuese

Aktualitet

Del FOTO/ Ky është Ardit Spahiu, 38 vjeçari që u ekzekutua me 8 plumba në Bruksel, kunati i porositësit të disa vrasjeve në Elbasan

Shkruar nga Newsbomb
Fotomontazh: Viktima ardit spahiu dhe vendngjarja

Mbrëmjen e djeshme 38 vjeçari nga Elbasani Ardit spahiu u ekzekutua me 8 plumba në Bruksel, në një nga zonat më të njohura të qytetit, në Molenbeek.

Ardit Spahiu ka qenë i arrestuar në vitin 2010 për vrasjen e 52 vjeçarit Gëzim Alikaj në Elbasan, ndaj edhe policia belge dyshon se vrasja e 38 vjeçarit mund të jetë bërë për motive hasmërie.

Burime bëjnë të ditur se Spahiu është kunati i Erion Alibej, i cili është arrestuar nga policia shqiptare, pasi dyshohet se është porositësi i disa vrasjeve në Elbasan.

Alibej akuzohet se është porositësi i vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në korrik, si dhe Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës.

Kujtojmë se Erion Alibej është vëllai i Endrit Alibej, i cili dy vite më parë së bashku me xhaxhanë Arben Dylgjeri dhe shtetasin turk Erdal Duranay u ekzekutua në Bradashesh nga persona të armatosur dhe të maskuar.

Ndërkohë kjo është fotoja e Ardit (Arjan) Spahiut, 38 vjeçarit të ekzekutuar në Bruksel me 8 plumba.

128187258_201584948080109_3624802706453710974_n.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll