Tirana
few clouds
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
33 %
4.1kmh
20 %
Sht
32 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
41 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Del FOTO, ky është 40-vjeçari që drejtonte kamionin me 300 kg kokainë, zbulohet çfarë i tha hetuesve në Durrës (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një tjetër ngjarje e madhe, një goditje e fortë në luftën kundër krimit të organizuar dhe tregtisë së narkotikëve. Sot në Portin e Durrësit u kap një kamion i cili në trupin e modifikuar të tij mbante 300 kg kokainë, të paketuara dhe të mbështjella me logo “DIOR, “PSG” dhe “Chicago Bulls”.

40-vjeçar i mjetit, me shtetësi të Maqedonisë së Veriut është Nazif Ajrofski, personi që shihni në foto. Vetë i arrestuari nuk e ka pranuar të kishte dijeni për sasinë e drogës ndërkohë që ka thënë se transporton materiale ndërtimi. 

Kamioni me targa maqedonase dhe shoferi Nazif Ajrofski ndodheshin në Shqipëri prej 2 ditësh. Sa i përket itinerarit të ndjekur Newsbomb mëson se kamioni ka ardhur nga Belgjika, ka shkuar në Serbi, në Maqedoni të Veriut dhe më pas ka ardhur në Shqipëri, ku ka qendruar dy ditë.

Aksioni është ndërmarrë nga Task Forca permanente e përbashkët e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe autoritetet doganore të Portit. Mësohet se kamioni me targa të Maqedonisë së Veriut po kalonte tranzit me destinacion Italinë, Napolin.

Droga e kapur kap një vlerë monetare shumë të lartë, por ende nuk është përllogaritur pasi po ekzaminohet nëse është drogë e pastër apo e përzierë.

Më shumë

spot_img
spot_img