Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
36 %
4.6kmh
0 %
Die
34 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

DEL FOTO: Ky është 35-vjeçari që u ekzekutua me breshëri plumbash në derën e shtëpisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Personi në foto është Shkëlzen Velaj, i cili mbrëmjen e djeshme gjatë orëve të vona është ekzekutuar me bresheri plumbash në derën e shtëpisë.

Bëhet me dije se 35-vjeçari ka qenë duke u kthyer në banesë në orët e vona të natës, kur pikasi një makinë të dyshimtë që e ndiqte.

Kur ka vënë re mjetin që e ndiqte ai ka lënë makinën e tij ndezur dhe me vrap ka nxituar për t’u futur në banesë, por në momentin që po priste të hapej dera, autori ka qëlluar me breshëri kallashnikovi drejt tij.

Sipas të dhënave paraprake, gati i gjithë karikatori i armës është zbrazur mbi 35-vjeçarin.

Viktima e atentatit në Vlorë, Shkëlzen Velaj është vëllai i Ardi Velaj, i vrarë në masakrën e Çoles në 7 prill të 2015-ës.

Dy pistat kryesore ku po heton Policia e Vlorës pas vrasjes, janë hakmarrja dhe përfshirja e mundshme e 35 vjeçarit në trafikun e drogës.

Dyshohet se në ngjarje janë përfshirë më shumë se dy persona.

Viktima Shkëlzen Velaj:

Screenshot 22 2

Lexo edhe: 30 plumba në bark, Forcat Speciale RENEA zbarkojnë në Vlorë, në kërkim të ekzekutorëve të Shkëlzen Velajt (PISTAT KRYESORE)

LEXO EDHE: 4 të shoqëruar për ekzekutimin e 35 vjeçarit në Vlorë, Policia gjen një kallashnikov brenda makinës së braktisur

LEXO EDHE: Ekzekutimi i 35-vjeçarit pas mesnatës në Vlorë, autorët e ndoqën nëpër shkallët e pallatit, mbi të u zbraz i gjithë kallashnikovi; viktima vëllai i Ardi Velajt

Më shumë

spot_img
spot_img