Blerim Preçi dhe kushëriri i tij Klisman Preçi po udhëtonin me makinë kur ndaj tyre u qëllua me breshëri kallashnikovi.
Atentati ndodhi mbrëmjen e sotme në dalje të Lezhës, pranë një lokali. Burime bëjnë me dije se shënjestër i këtij atentati dyshohet se ishte Blerim Preçi, i cili kishte pak ditë që ishte kthyer nga Belgjika.



Sipas dëshmitarëve nga vendngjarja dhe informacioneve të Policisë, dy kushërinjtë nuk janë prekur nga plumbat, por vetëm mjeti me të cilin po lëviznin.
Aktualisht ata janë shoqëruar në polici dhe po japin dëshminë e tyre për ngjarjen. Ende nuk janë bërë me dije motivet e ngjarjes, ndërkohë Policia ka nisur hetimet, si dhe ka ngritur pika kontrolli për kapjën e autorëve.