Hapësire reklamuese

Aktualitet

Del FOTO: Ky është 25 vjeçari që u vra në Shkodër, fqinji e qëlloi me kallashnikov pas konfliktit me djalin

Shkruar nga Newsbomb

Emiljano Ndou është 25 vjeçari që u qëllua për vdekje mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Ai u qëllua për vdekje me breshëri plumbash kallashnikovi nga 47 vjeçari Mark Kodra, teksa kalonte në rrugën e lagjes, përballë shtëpisë së autorit.

Newsbomb.al ka siguruar fotot e të riut, ndërsa në rrjetet sociale para se të vritej ka publikuar pamje duke lëvizur me motor dhe duke drekuar me miqtë e tij. Pikërisht, me motor ka qenë Emiljano Ndou kur po kalonte në rrugën e lagjes, por breshëria e plumbave i preu në mes rrugën dhe jetën.

47 vjeçari ka thënë në Polici se i riu “ia kishten sjell në majë të hundës” pasi i shqetësonte dhe kishte konflikt me djalin.

Dy fqinjët kanë pasur dhe më parë konflikte me njëri-tjetrin. Mark Kodra është arrestuar nga Policia pas ngjarjes pasi nuk ka tentuar të largohet, por ka pritur me armë në shtëpi derisa Blutë e Shkodrës ta prangosnin.

Lexo edhe: Detaje të reja nga vrasja e 25 vjeçarit në Shkodër, flet autori

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.