Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
68 %
4.6kmh
75 %
Sht
17 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Del FOTO: Ky drejtori i Kurbinit që e kishte kthyer magazinën ne fermë kanabisi, me llampa termale dhe ventilues

spot_img

Lajme të ngjashëm

Edmond Stojani, drejtor i Kadastrës së Kurbinit është shpallur në kërkim nga Policia pasi në bashkëpunim me një person të tjerë, e kishte kthyer një magazinë në fshatin Gjormë në fermë për kultivimin e kanabisit.

Sakaq, nga Policia është arrestuar dhe shtetasi Vranicki Hicku 24 vjeç, që bashkëpunonte drejtorin e Kadastrës. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Fushë Gjormë, Kurbin, kishin përshtatur katin e dytë të një magazine të marrë me qira, me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit të ambientit u gjetën dhe u sekuestruan 205 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në vazo. Në ndërtesë u konstatua  një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin me energji të pajisjeve si llamba, aspirator, filtra ajrimi etj, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan të gjitha pajisjet që kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike, si: pajisje elektrike, llamba elektrike termale, bidonë me lëndë ushqyese për bimët narkotike.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Edmond Stojani
Drejtori i Kadastres se Kurbinit Edmond Stojani
spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img