Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Del FOTO: Kjo është vajza që u hodh nga pallati në Kamzë, e bullizuan në Tik Tok

Shkruar nga Newsbomb

Një 27 vjeçare i ka dhënë fund jetës dy ditë më parë në Kamzë, duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte me qira. Ajo ishte nëna e një vajze dy vjeçe, e cila tashmë ka mbetur e vetme, për shkak se nëna zgjodhi të vetëvritej nga bullizimi në Tik Tok.

E reja ishte e martuar në Kosovë dhe prej dy vitesh ishte bërë nënë, por marrëdhënia e tyre ishte në krizë dhe 27 vjeçarja kishte ardhur të jetonte pranë familjes së saj në Kamzë.

Këtu, shtetësja me inicialet S.A ishte njohur me personazhin e Tik Tok-ut, shtetasin Altin Çoku me të cilin kishte kaluar dhe një natë në hotel, sipas deklarimeve të këtij të fundit. Gjatë kohës që qëndronin bashkë, ata kishin shkrepur dhe një fotografi që ishte publikuar në rrjetet sociale.

Vajza qe u vetevra ne Kamze - Altin Çoku Vajza qe u vetevra ne Kamze - Altin Çoku

Është pikërisht kjo fotografi e publikuar në Tik Tok me komente nga më denigrueset nga llogari false, që ka bërë që vajza S.A të ndërmerrte aktin tragjik të vetëvrasjes, në kushte të rënduara psikologjike.

Lexo edhe: Altin Çoku tregon historinë e fotos intime me vajzën që u vetëvra: E publikoi shoku

"Më datë 10.02.2024, rreth orës 23.00, në rrugën "Teuta", ka rënë nga lartësia e një pallati 4 katësh, shtetasja S. A., 27 vjeçe, banuese me qira po në këtë adresë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, kjo shtetase ka ndërruar jetë në spital. Janë kryer veprimet e para procedurale dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njoftoi Policia e Tiranës.

Llogaria e hapur ne Tik Tok ku ishte shperndare fotografia Llogaria e hapur ne Tik Tok ku ishte shperndare fotografia

Ndërkohë, këtë të hënë është bërë dhe arrestimi në kushtet e flagrancës i shtetasit Altin Çoku, pasi akuzohet se ka publikuar fotografinë e vajzës në rrjetet sociale.

Në një komunikim live në Tik Tok para arrestimit, Altin Çoku është shprehur se fotografinë e ka publikuar një shoku i tij, por pavarësisht pretrendimeve, Policia e Tiranës e ka arrestuar atë në kushtet e flagrancës duke e akuzuar për veprën penale "Shkaktim vetëvrasje".

Altin Coku Altin Çoku

"Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit: Altin Çoku, 39 vjeç, për veprën penale "Shkaktimi i vetëvrasjes". 

Ky shtetas dyshohet se ka publikuar një foto intime të 27-vjeçares, e cila dyshohet se për këtë shkak është vetëhedhur nga tarraca e katit të 4-t dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën", thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Tiranës.

Lexo edhe: 27-vjeçarja në Kamzë vrau veten pasi i publikuan foto intime në Tik Tok, kapet autori

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese