Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
31 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Del FOTO: Kjo është Irvana Medinaj, e reja që u godit 31 herë me thikë nga burri i saj, në trup dhe kokë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

0d9dc384aeecb403493024483aa65d03

Personi që shikoni në foton e mësipërme është Irvana Medinaj, nëna e dy fëmijëve që u godit barbarisht me thikë mbrëmjen e djeshme në Fier, nga bashkëshorti i saj i cili tanimë është në arrati.

Newsbomb.al siguron foton e nënës së re që jeta iu pre në mes, pas një konflikti të çastit me bashkëshortin e saj, 29 vjeçarin Demokrat Medinaj. Dyshohet se ky i fundit vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Mësohet se ngjarja makabre ndodhi në prani të famijarëve, të cilët kanë telefonuar 127 dhe kanë kërkuar ndihmë sepse kishin një person të plagosur në shtëpi, duke tentuar të fshihin krimin e bërë nga djali i tyre.

Burimet kanë bërë me dije për newsbomb.al se, 28 vjeçarja Irvana Medinaj është qëlluar barbarisht me thikë, 31 herë në kokë dhe trup, derisa ka ndërruar jetë.

Për këtë ngjarje, stafi i Spitalit Rajonal të Fierit informoi Policinë, pas dyshimeve se bëhej fjalë për një vrasje dhe jo plagosje. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, ekspertët kanë konstatuar se nëna e dy fëmijëve ishte vrarë nga bashkëshorti i saj.

162334698_271743681095921_4292631804400834500_n.jpg

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img