Tirana
light rain
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
60 %
1.5kmh
20 %
Pre
22 °
Sht
25 °
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
26 °
E premte, 2 Qershor, 2023

DEL FOTO/ Kjo është 37-vjeçarja që u gjet në Shkodër e vdekur dhe me shenja dhune në trup

Lajme të ngjashëm

Personi në foto është Leze Qosja, 37-vjeçarja nga Tropoja por banuese në Dobraç të Shkodrës, e cila u gjet e pajetë pasditen e djeshme.

Trupi i 37-vjeçares u gjet i ekompozuar dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes, shkruan neësbomb.al. Gjithashtu e reja kishte dhe shenja dhune në trup, po nuk dihet nëse vdekja ka ardhur prej tyre apo nga shkaqe të tjera.

Ka qenë motra e saj, e cila rreth dy javë më parë kishte bërë bërë kallëzim në Polici, për shkak se Lezja kishte dalë nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më.

Ka qenë një banor i zonës që ka njoftuar Policinë për trupin e pajetë që u gjet në një livadhe pranë bypassit. Telefonata e tij ka vënë menjëherë në lëvizje Blutë e Shkodrës, të cilët e kërkonin Leze Qosjen prej më shumë se 10 ditësh.

Nga verifikimet e para në terren, u mësua se viktima ishte pikërisht vajza që ishte denoncuar e humbur nga motra e saj dhe në trup kishte shenja dhune. Zona e livadheve në Shkodër përdoret shpesh për vrasje mafioze, ose për djegien e makinave pas ngjarjeve të caktuara.

Dyshimet janë se trupi i 37 vjeçares nuk ka më shumë se një javë në zonën e livadheve, ndaj Prokuroria dhe Policia po hetojnë se ku ka qenë Leze Qosja më herët, pasi denoncimi për zhdukjen e saj është bërë që më datë 18 maj.

Motra e 37-vjeçares ka deklaruar se shtetasja Leze Qosa vuante nga depresioni, gjë e cila mund ta ketë nxitur për t’u larguar nga banesa në mënyrë të pakuptimtë, për të mos u kthyer më.


Më shumë