Hapësire reklamuese

Aktualitet

Del FOTO e të shumëkërkuarit Leart Haxhiu nga burgu grek

Shkruar nga Newsbomb
Del FOTO e të shumëkërkuarit Leart Haxhiu nga burgu grek

Kjo është fotoja e fundit nga i shumëkërkuari i drejtësisë, Laert Haxhiu, i cili ndodhet pas hekurave në burgun grek. Ai u arrestua muaj më parë në Janinë dhe ndodhet në qeli, ndërsa shteti shqiptar ka nisur betejën e ekstradimit.

32 vjeçari është dënuar me 18 vite burg për masakrën e Lushnjës në vitin 2017, ngjarje për të cilën më herët janë dënuar me burgim të përjetshëm bashkëpunëtoret e tij Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi.

Kutia e Pandorës u hap me rrëfimin e xhelatit të penduar Artan Tafani, i cili dëshmoi se Laert Haxhiu ka organizuar katër vdekjeje në Shqipwri gjatë viteve 2021-2023.

  • Më 1 qershor 2021 u ekzekutua në Tepeleni biznesmeni Çajup Selimi. 45-vjeçari, i cili zotëronte një dyqan me shumicë me prodhime gruri.
  • Më 13 maj 2021 vritet në Korçë Fridman Xhaferraj. 25-vjeçari është qëlluar me armë zjarri dhe më pas trupi i tij është hedhur në rezervuarin e Gjançit.
  • Alban Semaku, 38 vjeç, u gjet i vrarë më 17 tetor 2021. Ai njihej si ‘Elton Kinezi’ dhe ishte anëtar i bandës famëkeqe të Lusnias. Ai u vra pesë muaj pas lirimit.
  • Albi Bashaliu u ekzekutua më 27 dhjetor 2021. 35-vjeçari u vra me armë në fshatin Gjoçaj të Peqinit. Ka dyshime se krimi është kryer për hakmarrje, pasi vëllai i viktimës kishte vrarë 44-vjeçarin Albert Xhahysaj.

Artan Tafani gjithashtu bëri me dije se Doloreza Musabelli, një nga prokuroret e SPAK ishte vënë në shenjestër të Haxhiut, me qëllim eleminimin fizik të saj apo qoftë dhe njerëzve të afërm të familjes. Edhe Merita Selimi ish-prokurore në Lushnjë dhe avokati i Lushnjës, Adriatik Doga, ishin në “rrethi ne kuq” të Haxhiut.

Laerti u kap më 22/5/2023 në zonën e Eleuzës së Janinës. Gjithçka ka nisur kur efektivët e policisë i kanë bërë shenjë drejtuesit të mjetit që të ndalojë, por ai nuk është bindur, por ka shkelur gazin. Gjatë ndjekjes, automjeti u përplas me tre automjete, u bllokua në një semafor dhe përfundimisht u ndal kur goditi një bordurë dhe i shpërtheu një gomë, duke shkaktuar hapjen e airbagëve. Më pas policia ka gjetur rastin dhe ka arrestuar drejtuesin dhe dy pasagjerët e tjerë të mjetit, mes të cilëve edhe pasagjerin 32-vjeçar.

Ndërkohë, më 18 dhjetor do të mbahet seanca e radhës në vendin tonë, edhe pse në mungesë të Haxhiut, pasi ky i fundit ka refuzuar që të ketë dijeni lidhur me vazhdimësinë e procesit në vendin tonë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese