Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Del emri i shoferit 24 vjeçar dhe pasagjeres së makinës tjetër, dy vajzat e vdekura ende të paidenfitikuara

Shkruar nga Newsbomb
Klevis Ruçaj është shoferi 24 vjeçar i mjetit luksoz Audi A8, i cili lëvizte me shpejtësi skëterrë nga Farka në drejtim të rrethrrotullimit të TEG. Po ashtu, është identifikuar dhe pasagjerja e makinës tjetër, shtetësja Alda Kurti, e cila ndodhet në spital. Ndërkohë, të plagosur janë dhe dy persona të tjerë, ndërsa dy vajzat që ishin pasagjere në Audi nuk janë identifikuar për shkak të plagëve dhe dëmtimeve në trup. Makina me të cilën ato udhëtonin, me shofer Klevis Ruçaj, është shkatërruar plotësisht dhe është shtypur. Auddi i shkaterruar nga aksidenti ne Tirane 24 vjeçari ka qenë duke udhëtuar ne unazën lindore me drejtim lëvizje nga Farka për tek rrethrrotullimi pranë Teg dhe  pasi ka humbur kontrollin, ka thyer barrierat rrethuese te mbikalimit dhe ka përfunduar në autostradën Tiranë-Elbasan. Në pjesën e poshtme të mbikalimit, në segmentin e ri të autostradës, ka qenë duke lëvizur në atë moment mjeti "Hyundai" me drejtues shtetasin me iniciale Q. K., rreth 60 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur bashkë me dy pasagjerët që kishte në mjet. Audi qe rra nga rrethrrotullimi dhe Hyundai te cilit i ra siper Ndërkohë, Audi A8 ka çarë rrethimin e rrethrrotullimit dhe ka përfunduar në sjain tjetër të autostradës, duke kaluar në ajër tre korësi dhe bordurën ndarëse të rrugës. Shpjetësia e lartë dhe përplasja e fortë ka bërë që mjeti të shkatërrohet plotësisht dhe dy pasagjeret femra të humbin jetën. Vetë shoferi 24 vjeçar Klevis Ruçaj ka i plagosur.
  • I plagosur: Klevis Ruçaj - 24 vjeç, shoferi i Audit
  • I plagosur: Q.K., rreth 60 vjeç - Shofer i Hyundait
  • E plagosur: Alda Kurti, 51 vjeç, - Pasagjer në Hyundai
  • I plagosur: O.K, 24 vjeç, - Pasagjer në Hyndai
  • Viktima - Dy vajza ende të paidentifikuara, pasagjere në Audi
Lexo edhe: Dy vajza të vdekura dhe katër të plagosur, zbardhet dinamika e aksidentit, një nga makinat erdhi me shpejtësi skëterrë nga Shkoza

Njoftimi i plotë i Policisë së Tiranës për aksidentin:

Rreth orës 17:55, në rrethrrotullimin pranë qendrës tregtare “TEG”, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshire automjeti tip “Audi” dhe automjeti tip “Honda”. Referuar mekanizmit dhe të dhënave paraprake dyshohet se automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin K. R., vjeç 24, ka qenë duke udhëtuar ne unazën lindore me drejtim levizje nga Farka per tek rrethrrotullimi pranë Teg, dhe  pasi ka humbur kontrollin, duke thyer barrierat rrethuese te mbikalimit, ka përfunduar në autostradën Tiranë-Elbasan, duke aksidentuar automjetin tjetër tip “Honda”, me drejtues shtetasin me iniciale Q. K., rreth 60 vjeç. Si pasojë e aksidentit rrugor kanë humbur jetën dy shtetase të pa identifikuara akoma, të cilat ishin pasagjere ne automjetin “Audi” si dhe ka mbetur i dëmtuar rëndë drejtuesi i këtij automjeti, si dhe shtetasit A. K., 51 vjeç, O. K, 24 dhe Q. K, rreth 60 vjeç, që udhetonin me automjetin tjetër.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese