Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
54 %
1kmh
0 %
Enj
28 °
Pre
37 °
Sht
34 °
Die
33 °
Hën
35 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Del EKSPERTIZA mjekoligjore: Rudolf Elezoviç u qëllua me plumb në kokë, kishte 10 ditë i VDEKUR

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Zbardhet ekspertiza mjekoligjore e trupit të pajetë të ish-shefit të antidrogës, Rudolf Elezoviç. Policia dhe autoritetet malazeze bëjnë me dije se ai është qëlluar me plumb në kokë, rreth 10 ditë më parë.

Hetuesit e çcështjes dyshojnë se ai është vrarë në një vend tjetër, dhe më pas për të humbur gjurmët është dërguar buzë lumit Buna, pranë fshatit Shëngjergj të Ulqinit. Policia ende nuk e ka gjetur armën e krimit apo ndonjë gëzhojë.

Fillimisht u dyshuar se Elezoviç ishte vetëvrarë, por pas hetimeve dhe kqyrjes së plagës, u arrit në konkluzionin se ai ishte ekzekutuar. Një bashkëpunëtor i drejtësisë ka deklaruar se Elezoviç bashkëpunonte me trafikantët duke i lejuar ata të kryenin aktivitetin kundrejt shpërblimeve në të holla. 

Elezoviç rezultonte i zhdukur që prej 27 majit. Për herë të fundit ai ka folur me bashkëshorten, të cilës i tha se ishte nisur për në Shqipëri për arsye pune. Sinjalin e fundit, telefoni i tij e dha në kufirin mes Shkodrës dhe Malit të Zi, mes fshatrave Pentar dhe Reç.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img