Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
50 %
3.1kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
33 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

Del ekspertiza mjeko-ligjore për Armando Beqirin që u vra pranë banesës së tij në Islandë; kishte plumba në organet vitale

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

0b33abd5c861fbae4296db50cc5ead9d

Del ekspertiza mjeko-ligjore për shqiptarin Armando Beqiri që u vra në 13 shkurt pranë shtëpisë së tij në Islandë. Ai mori nëntë plumba duke përfshirë dhe plagë në vende vitale si kokë dhe kraharor.

Ky është raporti paraprak mjeko-ligjor. Në vendin e ngjarjes u gjetën nëntë gëzhoja, që korespondojnë me nëntë plagët në trupin e tij.

Në vendimin e gjykatës thuhet se policia e konsideron se vrasja ishte kryer në bashkëpunim midis disa personave siç tregojnë provat. Arma e zjarrit e përdorur për vrasjen nuk është gjetur ende. Tani, tre persona mbeten në paraburgim në lidhje me rastin, dy meshkuj dhe një femër.

Pak para mesnatës, Armando parkoi makinën e tij në garazh, dhe në të njëjtën kohë kur po ecte për tek dera e përparme, besohet se nga një makinë që i ishte afruar shtëpisë së tij, u qëllua me disa plumba duke i shkaktuar vdekjen.

Më më 13 shkurt, stacioni qendror i policisë mori një telefonatë që thoshte se një njeri pa ndjenja ndodhej në rrugë, i cili më pas u transportua në dhomën e urgjencës të Spitalit Universitar Kombëtar Landspítali.

Përpjekjet e ringjalljes rezultuan të pasuksesshme. I ndjeri shkoi në Islandë në dhjetor të vitit 2014 dhe pasi mësoi gjuhën, u njoh me një femër dhe u martua, me të cilën pati një fëmijë dhe priste një të dytë. Ai kishte marrë nënshtetësinë islandeze dhe kishte hapur një biznes atje.

Më shumë

spot_img
spot_img