Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Del ekspertiza: Lear Kurtit iu hapën dy qeset me kokainë në stomak

Shkruar nga Newsbomb
Del ekspertiza: Lear Kurtit iu hapën dy qeset me kokainë në

Kanë dalë përgjigjet e mjekësisë ligjore në lidhje me substancat e gjetura në stomakun e 32-vjeçarit Lear Kurti, i cili humbi jetën mbrëmjen e së mërkurës pasi u shoqërua në Komisariatin nr 3 në Tiranë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se në këto analiza është vërtetuar se substanca e gjetur ishte e llojit kokainë.

I riu kishte arritur pak para se të kapej nga efektivët, të gëlltiste dy qese të vogla me një sasi kokaine brenda saj.

Qeset janë të përmasave 5x5, të ngjashme me ato qeset që përdoren në farmaci për medikamentet. Sipas burimeve këto qese ishin të paktën 3 ose 4 doza kokaine.

Sipas ekspertizës, shkak i vdekjes të Kurtit është arrest kardiak i shkaktuar nga overdoza.

Prokuroria njoftoi ditën e djeshme përmes një deklarate të përbashkët me Agjencinë e Mbikqyrjes Policore, se nga autopsia nuk u zbuluan shenja dhune në trupin e tij, përveç shenjave në kyçet e duarve të shkaktuara nga prangat.

Lear Kurti ndërroi jetë mbrëmjen e së mërkurës pasi u shoqërua në Komisariatin nr 3 në Tiranë. I riu nuk i’u bind thirrjes së uniformave blu për të ndaluar pas një kontrolli rutinë në zonën e Laprakës në kryeqytet. Për t’ju larguar bluve Kurti vrapoi dhe teksa ishte duke vrapuar gëlltiti qeset me kokainë të cilat i kishte me vete.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll