Tirana
few clouds
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
32 %
3.1kmh
20 %
Sht
34 °
Die
37 °
Hën
36 °
Mar
37 °
Mër
38 °
E shtunë, 2 Korrik, 2022
spot_img

Del ekspertiza e armës për vdekjen e shoferit të Xhafajt, ja të kujt janë gjurmët e gishtave

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në banesën e familjes Qordja në Qytetin Studenti vijojnë të jenë të hapura dyert e mortit, ndërkohë që mbeten enigmatike arsyet që e çuan djalin e tyre, Shkëlzenin, në aktin e rëndë të vetëflijimit.

albsig

spring

Të kontaktuar nga Top Channel, familjarët e të ndjerit nuk pranuan të prononcohen, pasi ndodhen në gjëndje të rënduar psikologjike për fatkeqësinë e papritur. “Xeni”, siç e thërrisnin familjarët dhe shokët e tij, shofer i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, njihej si njeri i qetë dhe pa vese.

31-vjeçari nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim kohët e fundit, ndërsa ekspertiza balistike e armës automatike “MP5” ka konfirmuar çdo dyshim mbi rrethanat e ngjarjes. Në këtë armë, thonë burime nga grupi hetimor, janë gjetur gjurmët e gishtave të viktimës, duke hedhur poshtë çdo aludim të 3 ditëve të fundit.

Edhe gëzhojat e sekuestruara në vendngjarje rezultojnë të jenë qitur nga e njëjta armë, ndërsa dy nga plumbat kishin mbetur në muret e garazhit nëntokësor të Gardës së Republikës. Vetëvrasja e shoferit të ministrit të Brendshëm, me sa duket do mbetet mister për shumë kohë, në kushtet kur nga hetimet rezulton se i ndjeri nuk kishte asnjë problem.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img