Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
43 %
3.1kmh
75 %
Enj
10 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
5 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Del DOKUMENTI/ Basha me firmën e Malltezit, parashikonte ndërtimin e shkollës në të njëjtin vend në Kodër-Kamëz

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

aa94e6eae0da14f61567910612644b12

Prej ditësh eksponentë të PD po kundërshtojnë edhe përmes protestave ndërtimin e një shkolle nga Bashkia e Tiranës në Kodër-Kamëz.

Në krye të protestës dhe organizator i saj ishte Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish kryeministrit Sali Berisha, si dhe ish deputetë të PD, të cilët u shprehën ashpër kundër ndërtimit të kësaj shkolle me pretendimin se prek hapësirat e Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Por, ndërtimi i shkollës së re në Kodër-Kamëz daton që në vitin 2013, në Planin Urbanistik të Bashkisë së Tiranës hartuar nga Lulzim Basha, dikur kryetar bashkie, e sot kryetar i PD-së. Shkolla parashikohej të ndërtohej pikërisht në të njëjtin vend ku sot PD-ja proteston kundër ndërimit të saj.

Gjithashtu Plani Urbanistik i vitit 2013 i Bashës ka marrë më parë pëlqimin dhe miratimin e vetë Jamarbër Malltezit, i cili ka bërë vlerësimin e ndikimit mjedisor të atij plani. Pra, dhëndri i Berishës, në vitin 2013 jepte OK-in për ndërtimin e shkollës në të njëjtin vend në Kodër-Kamëz, kurse sot e kundërshton këtë projekt, të firmosur po nga ai vetë, disa vite më parë.

Në dokumentin e firmosur nga Malltezi thuhet shprehimisht se: “Për shkak të variabilitetit të çmimeve vërehet se familjet e reja, përgjithësisht, tentojnë të vendosen në periferi dhe/ose në Komunat ngjitur si Farkë, Dajt, Kashar dhe Kodër Kamëz gjë që kërkon përmirësime të rëndësishme infrastrukturore në to, më shumë energji, ujë, rrugë, shkolla, kopshte”.

56242656_381186435804647_9045220852160790528_n.jpg

 

56567374_1928875503906355_3060879838735761408_n.jpg

 

56236222_1085938801591125_3627433961208152064_n.jpg

 

56448949_395664107652771_1426347210093625344_n.jpg

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img