Hapësire reklamuese

Politikë

“Del dhe thotë kam blerë godinën”, Berisha “ultimatum” biznesmenit vlonjat për mbylljen e "Mehmet Akif": I them Sinan Idrizit, mos luaj me interesa kombëtare

Shkruar nga Newsbomb
“Del dhe thotë kam blerë godinën”, Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar një mesazh të fortë për biznesmenin vlonjat Sinan Idrizi, i cili rezulton të jetë blerësi i godinës së shkollës së mbyllur “Mehmet Akif” në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij në Këshillin Kombëtar të PD-së, Berisha tha se nuk ka dyshim që mbyllja e shkollave dhe kopshteve në Shqipëri është bërë me urdhër të Turqisë, që i akuzon drejtuesit e këtyre institucioneve “pa fakte” si të përfshirë në terrorizëm dhe grusht shteti.

Berisha tha se Turqia duhet ta respektojë Shqipërinë si vend sovran.

“Tani na del se ky do na hapë e mbyllë shkollat kur të dojë, nuk ka vendim më të turpshëm, poshtërrues, të shpifur, se sa të mbyllësh kopshte dhe shkolla fëmijësh, se gjoja janë të lidhur me terroristë dhe puçistë në Shqipëri, pa asnjë fakt. Fakti i vetëm që gjen një... oligark të klientelës për të thënë se e kam blerë unë godinën.

I them Sinan Idrizit mos e bëj veten në këtë mënyrë, se jam i bindur që do përgjigjesh për këtë. Mos luaj me interesa kombëtare. Nëse Turqia do të respektojë Shqipërinë si vend sovran, s’do mundet kurrë të urdhërojë mbylljen e kopshteve dhe shkollave. Ne nuk mund të lejojmë që vendimet ndaj nesh të merren në Beograd dhe Ankara. Por ky s’ka atdhe”, deklaroi Berisha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu