Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
69 %
2.1kmh
75 %
Enj
26 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
38 °
Hën
39 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

Del AUDIO PËRGJIMI i fundit: Mjeku-pacientit: Shko në privat e thuaj do të operohesh me mua

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

63bf0ca84391d45b479d6040ab235d0c

Sot mjeku i njohur kardio-kirurg Edvin Prifti është arrestuar pasi mbi të rëndojnë dy akuza të rënda, “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”.

Pasi përgjimeve të bëra nga SPAK, në rrjet kanë filluar të qarkullojnë disa audio-përgjime, konkretisht të një pacienti me doktorin.

Një audio e publikuar në rrjetet sociale, jep një nga moment se si mjeku Edvin Prifti i drejtonte pacientët drejt privatit në kohën e pandemisë. Me argumentin se QSUT-ja është e gjitha e infektuar, ai u thotë që do e operonte të afërmin e tij në një spital privat në kushte më të mira. 

“Ka ardhur urdhri që të mos bëjmë operacione dhe e vetmja gjë që mund të bëjmë ose që ta çojmë pacientin në shtëpi dhe kur t’i vijë radha,. Se mund të bëjmë operacionin dhe infektohet me virusin e ri, ne në kushtet aktuale, këto kemi, kështu që do të mbetet kur t’i vijë radha. Versioni tjetër është që nëse do të japësh zgjidhje, por jo në QSUT. Është infektuar i gjithë spitali, pacientë të gjithë. Ose mbetet të shikosh një alternative ku ta përballosh në privat, por të duash të jap një numër celulari që të interesohen, nëse shkon në një spital provat dhe i thua dua të më operoj operoj profesor Edvini prap unë ta operoj, por e operojmë në kushte të tjera. Më kupton. Nëse do me e bë, bëje atje. Ja ta jap numrin e asaj vajzës që është te spitali privat dhe interesohu, vij unë mos ki merak. Po të jap numrin e telefonit që të informohesh se brenda çmimit ato kanë të vijnë ta marrin me ambulancë me të gjitha dhe do u thuash që dëgjo më tha profesori, se janë në një periudhë që kanë bërë zbritje ato, mundohu që të kursesh sa më shumë, këtu vër diskun e koronografisë, që të mos e bësh edhe një herë atje koronografinë, thuaj doktorin këtu kam kopjen e diskut, se po ta bësh nga e para kushtojnë 850 euro, dhe thuaj profesori më tha që keni bërë një zbritje dhe po re dakord mos e zgjat, merre shpejt dhe çoje”, dëgjohet mjeku teksa bën pazar me një prej pacientëve.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img