Tirana
broken clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
93 %
1.5kmh
52 %
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
13 °
E martë, 29 Nëntor, 2022

DEKRIMINALIZIMI: Rehovica, Rakipi, Kapri, Fufi, Mamo… KQZ zbardh vendimin për 5 zyrtarët e lartë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zbardh vendimin e mbledhjes së sotme  (3 janar 2018) ku u shqyrtuan verifikimet e Prokurorisë për 5 zyrtarë në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.

Kështu:

1- “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z.Gledjon Rehovica, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në zbatim të  ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

 KQZ me vendim të ndërmjetëm vendosi të kërkojë informacion shtesë nga Prokuroria e Përgjithshme.

2- “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z.Aqif Rakipi, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në zbatim të  ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Gjithashtu, KQZ me vendim të ndërmjetëm vendosi të kërkojë informacion shtesë nga Prokuroria e Përgjithshme.

3- “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z.Eduart Kapri, Kryetar i Bashkisë Pogradec, në zbatim të  ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integriteti t të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

KQZ me vendim të ndërmjetëm vendosi të kërkojë informacion shtesë nga Prokuroria e Përgjithshme edhe për Mhill Fufin, ish-deputetin e akuzuar për shfrytëzim prostitucioni.

4- “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z.Mhill Fufi, ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në zbatim të  ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

KQZ vendosi konstatimin se z. Mhill Fufi, ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë, nuk përfshihet në kushtet e ndalimit të parashikuar anga ligji 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike”.

5- “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z.Omer Mamo, ish- deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në zbatim të  ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.​​

KQZ vendosi konstatimin se z. Omer Mamo, ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë, nuk përfshihet në kushtet e ndalimit të parashikuar anga ligji 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike”.

Më shumë




spot_img








spot_img