Tirana
clear sky
13 ° C
13 °
13 °
88 %
1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
20 °
Enj
18 °
Pre
20 °
E hënë, 10 Maj, 2021
spot_img

Dekriminalizimi/ Prokuroria përfundon hetimet për 2 kandidatë, ja cilës parti i përkasin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar verifikimin në kuadër të procesit të dekriminalizimit.

Verifikimi ka përfunduar për një kandidat të partisë Lëvizja Socialiste për Integrim dhe një për partinë “Nisma Thurje”.

Mësohet se Prokuroria i ka dërguar gjetjet për kandidatët në fjalë dhe pritet që KQZ të marrë një vendim nëse do të lejohen po jo të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

Në dokumentin e siguruar nga newsbomb.al, kandidati për deputet i partisë “Nisma Thurje”, nuk ka qenë i dënuar më parë dhe rezulton i pastër.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria e Përgjithshme në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, Vendimit nr. 17/2016 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, si dhe urdhrit të Prokurorit të Përgjithshëm nr. 41, datë 11.02.2020 përfundoi verifikimin për 2 subjekte vetëdeklarues, kandidatë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit dhe ia përcolli organit kompetent, në këtë rast Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezultatet e verifikimit (në zbatim të nenit 12 e 13 të Kreut V të Vendimit të Kuvendit nr.17/ 2016), për të shqyrtuar nëse janë evidentuar të dhëna që përfshihen në sferën e kufizimeve të nenit 2 të ligjit nr. 138/2015 dhe në vijim dhe të vlerësojë nëse ato janë brenda periudhës së ndalimit të përcaktuar në nenin 4 të po këtij ligji.

Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme është në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet e përfshira në këtë proces dhe po trajton të gjitha kërkesat e përcjella, për verifikim të thelluar e të plotë të të dhënave të pasqyruara në Formularët e Vetëdeklarimit nga personat, subjekte të këtij ligji që garojnë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Kujtojmë se Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimin e thelluar për 30 kandidatë për deputetë të partive të ndryshme, pasi ka dyshime se janë të prekur nga ligji i Dekriminalizimit.

napolon laska 1
laska 2
spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img