Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
87 %
1kmh
0 %
Mar
20 °
Mër
20 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
E martë, 26 Tetor, 2021
spot_img

Dekriminalizimi, KQZ verifikon 4 kryebashkiakë dhe 13 deputetë, mes tyre dhe Berisha

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se në mbledhjen e së enjtes do të riverifikojë formularët e vetëdeklarimit të disa deputetëve dhe kryetarëve të bashkive, në kuadër të ligjit të Dekriminalizimit.

Bëhet me dije se mes emrave të deputetëve që do të verifikohen, Spartak Braho, Vangjel Dule, Vladimir Kosta, Arben Ristani, Artan Gaci, Asllan Dogjani, Florion Mima, Xhemal Qefalia, Ylli Shehu, Gjovalin Bzheta, Myqerem Tafaj, Eduard Halimi edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Kryebashkiakët të cilëve do t’u verifikohen formularët e vetëdeklarimti janë: Adriatik Zotkaj, Tërmet Peçi, Artur Bardhi, dhe Ndrec Dedaj.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e enjte, më datë 23.03.2017, ora 14:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite: Shqyrtimi i projekt vendimeve, (sipas lidhjes, nr.1 bashkëlidhur, “Riverifikimi nga KQZ i formularëve të vetëdeklarimit në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, për disa funksionarë publikë që nuk kanë deklaruar të dhëna në një nga rubrikat e formularit të vetëdeklarimit””, thuhet në njoftimin e KQZ.

Ndërkohë  Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar heqjen e mandatit për dy kryebashkiakët, përkatësisht Tërmet Peçi dhe Adriatik Zotkaj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img