Hapësire reklamuese

Politikë

Dekriminalizimi/ KQZ i heq mandatin dy deputetëve dhe kryebashkiakut Elvis Rroshi

Shkruar nga Newsbomb

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur t’i heqë mandatin dy deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, Shkëlqim Selamit (LSI) dhe Dashamir Tahirit (PDIU). KQZ ka marrë gjithashtu vendim për heqjen e mandatit edhe të kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshit. 

Për heqjen e mandateve të Rroshit dhe Selamit, të gjithë anëtarët e komisionit kanë qenë dakord, ndërsa për mandatin e Tahirit Partia Demokratike ka votuar kundër.

Të tre zyrtarët u akuzuan nga Prokuroria se kishin fshehur në formularin e vetëdeklarimit dënimet dhe hetimet që ishin kryer ndaj tyre në shtetet e Bashkimit Europian për vepra të ndryshme penale. 

Kavaja është bashkia e radhës që do hyjë zgjedhje të parakohshme pas asaj të Peshkopisë dhe Kolonjës.

Ndërkohë, Tahiri do të zëvendësohet në Kuvend nga Edmond Zejno, ndërsa zëvendësuesi i Selamit do zgjidhet mes Flamur Çelajt dhe Katina Gogos.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu