Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
65 %
1kmh
40 %
Mër
38 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
29 °
E mërkurë, 4 Gusht, 2021

Dekretoi sot 4 anëtarët e rinj, Meta i shqetësuar: Nëse KLGJ ecën me këtë ritëm, Gjykata e Lartë në 2024 bëhet me 19 anëtarë. E papranueshme!

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

18f64dd05ec9686b50cf77eed7cb347a

Presidenti i Republikës Ilir Meta, dekretoi 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë. Sot, janë dekratuar nga Meta magjistratët: Sokol Binaj, Albana Boksi, Sandër Simoni dhe Klodian Kurushi.

Mirëpo Kreu i Shtetit shprehet i shqetësuar pas nëse KLGJ ecën me këtë ritëm propozimesh, atëherë ai e sheh të mundur që bërja funksionale me 19 anëtarë e Gjykatës së Lartë do të mund të realizohet në vitin 2024.

Sipas Metës kjo gjendje është e papranueshme dhe duhet t’i shqetësojë të gjithë!

Shënimi i plotë i Metës

Gjykata e Lartë, nga sot bëhet me 7 anëtarë, nga 19 anëtarë, që duhet të ketë.

Ka kaluar plot një vit nga momenti i propozimit nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, të emërimit të 3 anëtarëve të parë.

Nëse Këshilli i Lartë Gjyqësor do të ndjekë këtë ritëm, atëherë Gjykata e Lartë, do të plotësohet me të gjithë trupën gjyqësore, në mars të vitit 2024.

Kjo gjendje është e papranueshme dhe duhet t’i shqetësojë të gjithë!

Bërja sa më shpejt dhe plotësisht funksionale e Gjykatës së Lartë, është me rëndësi jetike për vendin.

Plotësimi me të gjithë trupën e nevojshme gjyqësore të Gjykatës së Lartë duhet të jetë prioriteti kryesor i Këshillit të Lartë Gjyqësor, pasi lidhet drejtpërdrejt jo vetëm me mirëfunksionimin e sistemit gjyqësor, respektimin e të drejtave e lirive themelore të njeriut, si dhe me ruajtjen e stabilitetit ekonomiko-financiar të shtetit, por nga ana tjetër përbën një çështje jetike për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img