Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
78 %
0.5kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
35 °
Enj
33 °
Pre
35 °
Sht
36 °
E martë, 28 Qershor, 2022
spot_img

Dekretimi i zgjedhjeve në 6 Bashki, “dhurata” e Ilir Metës për Sali Berishën dhe hakmarrja ndaj Lulzim Bashës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ditën e sotme deklaroi se i ka dërguar një letër Komisionerit Zgjedhor për të marrë informacion mbi bashkitë që nuk kanë kryetar, në mënyrë që të vijohet më pas me procedurat që duhet të ndiqen për zgjedhjet.

Bashkitë e Durrësit, Shkodrës, Vorës, Dibrës, Rrogozhinës dhe Lushnjes po drejtohen nga kryetarë të përkohshëm, në pritje të zgjedhjeve që duhet të dekretohen nga Presidenti.

albsig

spring

Ky vendim i Metës pritet të ndikojë shumë edhe në përplasjen brenda Partisë Demokratike mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Pas përpjekjes së parë të dështuar për marrjen e selisë, Sali Berishës i duhet një tjetër zgjidhje për të mbajtur pranë tij demokratët që e mbështesin, shkruan newsbomb.

Dekretimi i zgjedhjeve të pjesshme vendore në një kohë që PD është në një krizë totale dhe e përçarë, është një mundësi e artë që Sali Berisha ka për të nxjerrë sërish Lulzim Bashën para demokratëve si një humbës serial. Të drejtën për të përcaktuar kandidatë në emërt të Partisë Demokratike e ka Lulzim Basha, ndërkohë që qëllimi i Berishës do të jetë t’i dëmtojë këta kandidatë.

Ish-kryeministri nuk pritet të regjistrojë një parti të re, pasi siç ka thënë edhe vetë, synimi i tij është të rimarrë Partinë Demokratike, ndaj mundësitë janë që të nxjerrë kandidatë të pavarur ose të mbështesë kandidatët e LSI-së. Duke dëmtuar kandidatët e Bashës, Berisha i “dhuron” një fiore të lehtë Ramës, por kjo nuk do të ketë rëndësi për të, pasi qëllimi kryesor është që Basha të dalë sërish humbës.

Ilir Meta është akuzuar vazhdimisht nga Lulzim Basha si pjesë e Trekëndëshit të Bermudës së bashku me Sali Berishën dhe Edi Ramën, ndaj ky vendim vjen nga Presidenti jo vetëm si një “dhuratë” për Berishën, por edhe si një shenjë hakmarrje ndaj kryedemokratit, shkruan newsbomb.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img