Hapësire reklamuese

Politikë

Dekretimi i Begajt nga Meta, Bledar Dervishaj: Veprim kushtetues, habitem për debatin

Shkruar nga Newsbomb
Dekretimi i Begajt nga Meta, Bledar Dervishaj: Veprim kushtetues, habitem

Përfaqësuesi ligjor i Presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj e konsideroi një veprim kushtetues dekretimin e presidentit të ri Bledar Begaj, edhe pse ndodhej në Turqi, për një vizitë zyrtare.

“Dekreti i Metës është kushtetues në ushtrim dhe kompetenca të tij. Unë habitem për debatin për veprimin e kreut të shtetit. Përballë këtij fakti ai kishte për detyrë të shprehej mbi propozimin. Presidenti e bëri publik qëndrimin, për të mos vonuar procedurën, pas shqyrtimit të praktikës vendosi të shprehej me dekret, vendosi qoftë lirimin nga detyra apo shërbimin aktiv. Presidenti tregoi luajalitet.  Nuk ka rëndësi ku firmoset dekreti, jashtë shteti apo jashtë konsullate. Aktet hynë në zyrën e kreut të shtetit dhe dalin nga zyra e protokollit të shtetit”, tha Dervishaj nw Top Story.

Firmosja e lirimit nga detyra e Begajt, si Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare nga Meta ndërsa ishte në Turqi shkaktoi debat në radhët e opozitës, të cilët e konsideruan antikushtetuese.

Me 78 vota pro, për pesë vitet e ardhshme në krye të shtetit do të jetë ish-gjeneralmajor Bajram Begaj, emër i propozuar nga mazhoranca.

Emri i i tij si një kandidat i mundshëm për kreun e shtetit ka qarkulluar rreth katër javë më parë, por me kalimin e ditëve emri i tij u zbeh ndërsa si kandidatët më të favorshëm u cilësuan Ardian Dvorani dhe Majlinda Bregu.

Tashmë Begaj pritet të betohet më 24 korrik, ndërsa Ilir Meta do detyrohet të lirojë karrigen e kreut të shtetit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll