Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
33 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

Dekretimi i 4 anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, Soreca: Procesi të vijojë me shpejtësi, BE ofron mbështetje të plotë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

037f70f2e85b586083ce52dbd32fea4e

Ambasadori i BE Luigi Soreca, ka reaguar për dekretimin e 4 anëtarëve të Gjykatës së Lartë nga presidenti Ilir Meta.

Në një postim në Twitter, Soreca shprehet se tashmë janë të rëndësishme emërimet e mëtejshme në Gjykatë.

Sipas ambasadorit, BE do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të plotë në këtë proces.

Shënimi i plotë i Sorecës

“Ne e mirëpresim emërimin nga [email protected] Nga 4 gjyqtarë të rinj të Gjykatës së Lartë, pas propozimit nga KLGJ. Tani është e rëndësishme të procedohet me shpejtësi në emërimet e mëtejshme në Gjykatë. # EU do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të plotë për KLGJ për të ndjekur këtë objektiv”, shkruan Soreca.

Më herët Presidenti Ilir Meta dekretoi 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë: Sokol Binaj, Albana Boksi, Sandër Simoni dhe Klodian Kurushi. Vetë Meta është shprehur i shqetësuar sot pasi e gjykon si të ngadaltë procesin e propozimit të anëtarëve nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Më shumë

spot_img
spot_img