Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
30 °
Mër
28 °
Enj
20 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Dekreti i Metës për ‘Anti-shpifjen’ në komisionin e medias, Dervishi: Ka elementë të censurës.Të presim Venecian

spot_img

Lajme të ngjashëm

18bceb033b3df63210bba5bdded55530

Dekreti i Presidentit Meta që kthen për rishqyrtim në Kuvend Ligjin për Komunikimet Elektronike ka përplasur maxhorancën dhe institucionin e kreut të shtetit dhe dekreti është rrëzuar. Këshilli i Europës e ka dërguar në Venecia për opinion Ligjin për Mediat Audiovizive, pjesë e paketës Antishpifje.

 Në faqen zyrtare të Komisionit të Venecias mësohet se dy ligjet që përmbajnë paketën Antishpifje do të shqyrtohen në mars në të njëjtin muaj ku do të merret në shqyrtim kërkesa e Presidentit Ilir Meta lidhur me zgjedhjen e 2 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë sot, Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese rrëzoi dekretin për mediat elektronike. Këshilltari ligjor i Metës, Bledi Dervishi, gjatë komisionit theksoi se dispozitat e paketës antishpifje bien në kundërshtim me kushtetutën për të drejtat e lirisë së medias. Sipas tij ky ligj nuk plotëson pritshmëritë dhe ndikon në integerim, pasi disa dispozita kanë elementë të censurës.

“Përmes këtij ligji vendosen masat administrative sa i takon mediave elektronike. Pra nëse do të kemi vendime nga AMA, vendimet do të ekzekutohen nga AKEP, me bllokimin e mediave ose gjobvënie. Këto dy ligje është e detyrueshme të shqyrtohen bashkërisht. Duke qenë se këto dy ligje janë dërguar në Komisionin e Venecias për marrjen e një opinioni, do të duhej të pritej opinioni. Nuk e kuptoj këtë nxitim”, shtoi ai. “Do të shohim se si do të ecë shqyrtimi i ligjit tjetër dhe nëse qëndrojnë të dyja siç janë, në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Dervishi.

Më shumë

spot_img