Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
88 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Dekreti i JOE BIDEN përplas politikanët në Maqedoni, Aleanca për Shqiptarët shënjestron qeverinë: Po fsheh dështimin në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dekreti ekzekutiv i Joe Biden i firmosur më datë 8 qershor dhe që prek ish-Jugosllavinë e Ballkanin Perëndimor, ka krijuar shumë debat në Rajon.

Së fundmi ky urdhër-ekzekutiv ka përplasur politikanët në Maqedoninë e Veriut, ku kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela bën me faj qeverinë. Ai thotë përmes një shënimi në rrjete sociale, se zv.kryeministri dhe qeveria aktuale në Maqedoni të Veriut po përpiqen të fshehin dështimin e tyre në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.

Ai thotë se qëllimi i këtij urdhri është të vendosë sanksione ndaj individëve që janë përgjegjës për korrupsion, duke kujtuar marrëveshjen e Ohrit dhe të Prespës.

Shënimi i plotë

KUMTESË

Dekreti i presidentit Biden godet korrupsionin, Qeveria të mos manipulojë

Përshëndesim urdhrin ekzekutiv te presidentit të Shteteve te Bashkuara te Amerikës, Joe Biden me të cilin i jep kompetenca të gjera departamentit të Thesarit në konsultim me sekretarin e shtetit.

Ky urdhër i departamentit autorizon vendosjen e sanksioneve ndaj individëve që janë përgjegjës për korrupsion në rajon, që janë përfshire në përvetësime fondesh publike, tjetërsim pronash private për përfitime personale apo politike ose të përfshirë në ryshfete.

Aleanca për Shqiptarët që nga themelimi i saj është seriozisht e interesuar për të pastruar skenën politike nga elemente të këtilla të cilat bëhen pengesë e zhvillimit të RMV-së në të gjitha dimensionet si dhe rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian.

Duke qenë të bindur se elemente korruptive ka pasur dhe ka pasur në të gjitha qeveritë e deritanishme, të vërtetuar edhe në raportin e transparency international, vlerësojmë si jo serioze tendencën e zv. Kryeministrit të këtij dikasteri dhe të qeverisë për të fshehur dështimin e tërësishëm në luftën kundër krimit dhe korrupsionit duke ju qasur këtij urdhërim vetëm nga prizmi politik i marrëveshjes së Ohrit dhe të Prespës.

Këto dy dokumente për ne tanimë janë të padiskutueshme por ju kujtojmë se qëllimi i këtij urdhërimi si primare ka sanksionet ndaj individëve qe janë përgjegjës për korrupsion.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img