Hapësire reklamuese

Politikë

Dekorimi i Mazrekut, reagon Berisha: Rama ekzekutoi për së dyti Hajdarin, shtyp shqiptarët dhe dekoron vrasësit

Shkruar nga Newsbomb

Nuk ka munguar as reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha për dekorimin e Gafur Mazrekut si ‘Qytetar nderi’.

“Edvin Kristaq Rama ekzekutoi sot për së dyti tribunin legjendar Azem Hajdari”, shkruan Berisha në postimin e tij në Facebook.

Deklarata e kryeministrit Rama ku e quajti turp dekorimin e Mazrekut, sipas Berishës dëshmon se Rama është mashtrues.

“Me këtë deklaratë Edi Rama dëshmon se është një mashtrues faqezi, që pasi i shpalli lufte opozitës, nderoi dhe përligji krimin politik dhe vrasjen, tani kërkon të lajë duart si pilati, mbrohet për krimin e tij të shëmtuar”, shkruan mes të tjerash Berisha.

Postimi i plotë:

Edvin Kristaq Rama ekzekutoi sot per se dyti tribunin legjendar Azem Hajdari!

Te dashur miq, sot perfaqesuesit e Edvin Kristaq Rames me porosi te tij, ne nje akt unik ne historine e botes demokratike, shpallen qytetar nderi te Hasit kriminelin Gafurr Mazreku, vrasesin qe, pasi e provokoi, derdhi bresheri plumbash ne sallen e parlamentit mbi deputetin Azem Hajdari, tribunin legjendar te levizjes studentore te dhjetorit 1990.

Sot pas ketij akti kriminal, te denje vetem per narkoshtetin e Norieges, ky i fundi qe kishte urdheruar dy jave me pare vendimin e sotem, per te lare duart si Pilati deklaroibse ky eshte nje turp dhe se ai nuk dinte gje!?

Me kete deklarate Edi Rama deshmon se eshte nje mashtrues faqezi, qe pasi i shpalli lufte opozites, nderoi dhe perligji krimin politik dhe vrasjen, tani kerkon te laje duart si pilati, mbrohet per krimin e tij te shemtuar!

Aktin e sotem jo vetem e ka urdheruar ai vete, por gjate ketyre diteve lajmin per vendimin e sotem e kane dhene prej disa ditesh cdo dite te gjitha mediat, edhe ato qe paguhen prej tij!

Ky akt kriminal dhe lufte ndaj opozites shqiptare eshte nje apel per vendimet me te medha per qytetaret shqiptare, qe me revolten e tyre te largojne me çdo kusht horrin, vrasesin per se dyti te Azem Hajdarit, kreun e meduzes qe e shndrroi Partine Socialiste ne parti droge, bandash, vrasesish, kriminelesh dhe ndertoi narkoshtetin dhe shnderroi ne Shqiperi krimin ne sistem per te shtypur shqiptaret dhe dekoruar vrasesit dhe kriminelet! sb

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll