Tirana
broken clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
74 %
1.3kmh
54 %
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
27 °
Mër
25 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Dekonspiroi operacionet e OFL, Gjykata e Tiranës pezullon sërish nga detyra Artan Shkëmbin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Tiranës ka rikthyer masën e pezullimit nga detyra për ish-numrin 2 të OFL-së, Artan Shkëmbin.

Ky i fundit akuzohet nga organi i akuzës së ka nxjerr sekretin hetimor, në lidhje me disa hetime që kryeshin nga autoritetet gjermane për 2 trafikantë droge, Aleksandër Prronin dhe Klaudio Vukajn.

Një vit më parë autoritetet gjermane i dërguan letërporosi SPAK, dhe kërkuan nisjen e hetimeve për Artan Shkëmbin, me Prokurorinë e Posaçme që nisi hetimet për “korrupsion” dhe “nxjerrje të sekretit hetimor”.

Njoftimi i Gjykatës:

Në datë 21.07.2021, në Gjykatën e Apelit Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me caktimin e masës së sigurimit  për personin nën hetim A.SH,  i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Zbulimi i akteve ose të dhënëvae sekrete” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 295/a dhe 259  të Kodit Penal. Shtetasi A.SH është punonjës policie dhe dyshohet për nxjerrje dhe dhënie  informacioni personave të interesuar nga sistemi Deepsee.

Lidhur sa më sipër, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 459/4 Akti, datë 15.07.2021 ka vendosur:

-Përsëritjen e së sigurimit personal ndalues “Pezullimin e ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik” për personin nën hetim  A.SH.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim A.SH.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 656 datë 28.07.2021 vendosi:

– Lënien në fuqi të  vendimit nr. 459/4 Akti, datë 15.07.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img