Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
80 %
1kmh
0 %
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
9 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Dekonspirimi jo nga SPAK, Arben Kraja për deklaratën e Nanos: Lëshuam 35 urdhër arreste për grupe kriminale, jo të gjitha u realizuan

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i SPAK, Arben Kraja thotë se dekonspirimi i operacioneve policore nuk ka ndodhur nga Pokuroria.

I pyetur për deklaratën e ish-drejtorit të Policisë, Gledis Nano, Kraja tha gjatë një interviste për RTSH se SPAK lëshoi 35 urdhër arreste ndaj anëtarëve të grupeve të rrezikshme kriminale, duke iu referuar operacionit “Golden Bullet”, por shumë prej tyre nuk u realizuan.

Kraja tha se grupet kriminale i përdorin të ardhurat për të korruptuar sistemin e drejtësisë dhe policinë. Ai tha se shpesh personazhe të botës së krimit tentojnë të përfshihen në lidhje me politikën.

Pjesë nga deklarata e Krajës:

Ne kryem një hetim, ishin grupe kriminale të rrezikshme, vjedhje, vrasje…Ishin 35 masa arresti, nga të cilat nuk u realizuan të gjitha. Dhe kjo është çështje që duhet të bëhet pjesë e analizave të Policisë së Shtetit, jo e prokurorisë. Nuk ka pasur asnjë rrjedhje nga SPAK. Nga pikëpamja e procesit nuk ka asnjë pengesë se ata do të marrin vendim gjykate edhe nëse janë në kërkim.

Nga hetimet dalin që grupet kriminale i përdorin të ardhurat edhe për të korruptuar sistemin e drejtësisë, përdorin për të korruptuar struktura të Policisë, por ajo që është e rëndësishme, nëse ne e konstatojmë, i shkojmë deri në fund, nuk ka kthim pas. Krimi i organizuar tenton të përfshihet me politikën, tentojnë të përfshihen në prokurime publike, ne kemi sekuestruar një nga kompanitë më të mëdhaja se familjarët e saj ishin të përfshirë në trafik në Spanjë.

Më shumë




spot_img








spot_img