Ta ketë bërë qëllimisht apo gjithçka ka ndodhur padashje? Mesa duket fustani i bardhë me dekolte të hapur e ka “tradhëtuar” Taynën duke i nxjerrë më shumë seç duhet.
Ajo postoi një foto në Instagram, por në Instastory na tregoi më shumë detaje. Pjesa e dekoltesë së hapur i ka nxjerrë në pah gjoksin, dhe këngëtarja sigurisht është treguar e rezervuar duke e mbuluar me një lule.
Ajo nuk është shqetësuar madje e ka marrë me sportivitet. “E lumtur”- shkroi ajo në përshkrimin e fotos ku pozoi duke qeshur.
Tayna madje ka ndryshuar edhe look-un e saj duke lyer flokët me fije rozë.