Hapësire reklamuese

Showbiz

Deklaroi se s’ka pasur kurrë miqësi me Arbana Osmanin, flet sërish Albana Osmani, ja çfarë thotë për ‘shoqen’ e saj të dikurshme

Shkruar nga Newsbomb
Arbana dhe Albana Osmani

Deklarata e Albana Osmanit se “nuk ka pasur kurrë miqësi me kolegen e saj, Arbana Osmanin” bëri bujë të madhe në media.

E ftuar në një emision televiziv moderatorja u shpreh me Arbana Osmanin “thjesht kanë bërë qokat njëherë në 100 vjet” dhe midis tyre s’ka pasur miqësi.

“Nuk flas?! Le të themi kemi bërë qokat: Gëzuar Vitin e Ri një herë në 700 vite. S’ka pasur kurrë miqësi dhe nuk e kam kuptuar kurrë pse, por Arbana Osmani. Ndoshta ngaqë jam më e gjatë dhe i shoh gjërat pak më nga lart. Ndoshta,”- tha ajo.

Mirëpo sërish, gjatë një interviste së fundmi për abcnews, Albana Osmani theksoi se “nuk i heq asnjë pikë dhe asnjë presje” fjalëve që ka thënë për Arbana Osmanin, duke konfirmuar kështu që gjërat mes tyre vijojnë të jenë të “ftohta” dhe shumë larg përmirësimit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu