Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
30 %
6.2kmh
0 %
Hën
0 °
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
9 °
E hënë, 24 Janar, 2022

Deklarohet specie e zhdukur qukapiku me sqep fildishi dhe 22 zogj e peshq të tjerë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Qeveria amerikane ka shpallur specie të zhdukur qukapikun e mrekullueshëm me sqep fildishi dhe 22 zogj, peshq dhe specie të tjera.

Shkencëtarët paralajmërojnë se ndryshimi i klimës, që i shtohet rreziqeve të tjera, mund t’i bëjë zhdukjet e tilla më të zakonshme teksa ngrohja e planetit shton rreziqet me të cilat përballen bimët e rrezikuara dhe kafshët e egra.

Qukapiku me sqep fildishi ishte ndoshta specia më e njohur që Shërbimi i Peshkut dhe Kafshëve të Egra të SHBA njoftoi këtë të mërkurë se është zhdukur.

Të tjera specie të tillë si pëllumbi i sheshtë, një midhje e ujërave të ëmbla në SHBA-në juglindore, u identifikuan në botën e egër vetëm disa herë dhe nuk u panë më kurrë.

“Të 23-tët speciet mendohej se kishin të paktën një shans të vogël për të mbijetuar kur u shtuan në listën e specieve të rrezikuara duke filluar në vitet 1960”, u shprehën shkenctarët e qeverisë amerikane.

Në të gjithë globin, rreth 902 specie janë dokumentuar si të zhdukura.

“Ekziston mundësia që një ose më shumë nga 23 speciet që janë zhdukur mund të rishfaqen”, thanë disa shkencëtarë.

Ndryshimi i klimës po e vështirëson rimëkëmbjen e specieve, duke sjellë thatësirë, përmbytje, zjarre dhe luhatje të temperaturës që përbëjnë kërcënimet që speciet tashmë janë përballur.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img